Sport

Emery e dëshiron Khediran në Arsenal

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 01 August 2019

Menaxheri i Arsenalit Unai Emery, dëshiron që skuadrës së tij ti bashkohet mesfushori i Juventusit, Sami Khedira por këto janë kushtet që kjo të ndodh

Khedira është njëri prej mesfushorëve i cili pritet që të largohet nga klubi italian gjatë verës pas ardhjes së Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, kurse emri tjetër që do të largohet është Blaise Mautidii.

Përderisa kjo është thënë më herët, Juventusi ende nuk është i hapur me idenë për ta shitur Khedira përderisa ata po e lejojnë largimin e Paulo Dybala. Por, trajneri i Arsenalit Emery e dëshiron Khediran dhe Gunner janë i vetmi klub që do ta shisnin mesfushorin gjerman Juve.

-Advertisement-

Emery e dëshiron lojtarin, por bordi i Arsenalit nuk është tërësisht i bindur për lojtarin. Emery ende e sheh Khediran si një rrugë tjetër që do ti jepte edhe më shumë përvojë mesfushës së tyre.

Skuadra nga Emirates do ta merrte atë me një kusht-nëse Gunners arrin një marrëveshje me Juven që ta terminojnë kontratën e tij në mënyrë që mesfushori të kalojë atje si transfer i ri. Nëse Juve janë të hapur ta bëjnë këtë, do të shihet ditëve në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera