Sport

Emery drejt shkarkimit, mirëpo Arsenali i jep edhe dy muaj kohë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 12 November 2019

Arsenali po vazhdon me formë jo të mirë, gjë që ka bërë që klubi të marr disa vendime.

Sipas mediave angleze trajneri Unai Emery, ka kohë dy muaj për t’i rikthyer “topçinjtë”, në formën e duhur.

Emery ka tërë besimin e klubit dhe si shkëmbim kërkohet kualifikimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Gjiganti anglez ka mundësi të rikthehet në formë mjaftë të mirë pasi në katër ndeshjet e radhës do të luajnë kundër Southampton, Norwich, Brighton dhe West Ham.

Për teknikun spanjoll ‘tmerri’ do të fillojë në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit sepse do të luajnë kundër Cityt, Everton, Chelsea dhe United.

Nëse në këto ndeshje nuk arrihen rezultatet e pritura, atëherë Emery do shkarkohet nga stoli i “topçinjve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera