Emërohet zëvendësministëri i Punëve të Brendshme
Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 16 April 2021
Bardhyl Dobra është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se Bardhyl Dobra, ka lindur me 17 shkurt 1986 në Drenas, është në përmbyllje të doktoraturës pranë Universitetit Gent në Belgjikë. Tema e doktoraturës është “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.
-Advertisement-
“Nga 2013 deri në 2020, ai ka qenë Sekretar ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA), kurse në 2019-2020 ka qenë zyrtar për akreditime pranë Komisionit Ndërkombëtar për Akreditime të programeve të arsimimit dhe trajnimeve në fushën e Administratës Publike (ICAPA)”.
“Bardhyl Dobra ka shkuar në Francë në maj të vitit 1999 sikurse mijëra shqiptarë të Kosovës që u larguan nga Kosova. Ai atje ka përfunduar një pjesë të shkollës fillore, shkollën e mesme dhe studimet bachelor dhe master në ekonomi. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë pjesë e programeve të shkëmbimit me të cilat ka studiuar një semestër në Britani të Madhe dhe një vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Pas rikthimit në Francë, Bardhyli ka vazhduar me një master tjetër në shkenca politike dhe si rrjedhojë ka bërë përvojën profesionale të masterit pranë Ambasadës së Francës në Kosovë. Bardhyli ka qenë i angazhuar në shoqata studentore në Francë dhe ka qenë deri më tani nënkryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris (QKKP), si dhe anëtar i Bordit të Global Albanian Foundation (GAF). Përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...