Lajme

Emërohet Komisioni i ri i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 12 July 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 14 qershor 2022, me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Sipas këtij vendimi, anëtarë të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, janë emëruar, Neime Binaku-Isufi, kryetare, Kaltrina Sela, zëvendëskryetare, dhe 3 anëtar të Komisionit.

Ky vendim parasheh se mandati i anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e Konkurrencës, sipas pikës (1) të këtij vendimi është pesë vjet.

-Advertisement-

Vendimi i është dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të emëruarve në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës dhe Arkivit të Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera