Lajme

Emërohën 24 drejtorë të shkollave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 30 November 2018

Komuna e Prishtinës ka njofton se ka përfunduar procedurat e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë rinjë të shkollave të Prishtinës. Sipas njoftimit, janë realizuar intervistat për 24 institucione, kurse në 4 prej tyre janë anuluar.

“Janë realizuar intervista për 24 institucione të tilla, në 4 prej të cilave është dashur që të anulohet konkursi për shkak të performancës jo të mirë të të intervistuarve”, thuhët në njoftim. Të përzgjedhurit do të fillojnë punën nga 1 dhjetori, kurse në 4 shkollat e mbetura do të caktohen ushtruesit e detyrës deri në konkursin e ardhshëm.

Tutje njoftimi sqaron se nga kush ka qenë i përbërë komisioni përzgjedhës

-Advertisement-

“Pjesë e komisionit përzgjedhës, të menaxhuar nga Zyra për Burime Njerëzore, kanë qenë dy përfaqësues të Komunës së Prishtinës, dhe një përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera