Sport

Emërllahu operohet me sukses

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 25 August 2023

Futbollisti i Ballkani, Lindon Emërllahu është operuar me sukses, pas lëndimit që pësoi ndaj Larnes.

Klubi suharekas ka njoftuar se operacioni i Emërllahut ka rezultuar me sukses dhe së shpejti do të kthehet në fushë.

“Fitorja e djeshme i dedikohet diamantit të klubit tonë Lindon Emërllahut , i cili pas një lëndimi gjatë ndeshjes kundër FC Larne , është detyruar të kryej një operacion në gjurin e djathtë”, shkroi klubi i Ballkanit.

-Advertisement-

“Ashtu siç ka fituar në fushën e blertë, do t’ia del mbarë edhe ndaj lëndimit, sepse Lindoni është kampion i lindur dhe i disiplinuar ndaj punës dhe detyrës, e në veçanti të udhëzimeve të mjekut”.

Ndryshe, Ballkani dje triumfoi 4-1 ndaj Bate Borisovit, duke bërë hap gjigant drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera