Lajme

Elshani i KQZ-së: Përveç disa vonesave të vogla, gjithçka ka shkuar sipas planifikimit

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 23 April 2023

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani ka shkuar për vizitë në Mitrovicën e Veriut për të parë nga afër procesin e votimit në këtë komunë.

Ai tha se në vendvotimin ku ai e bëri vizitën, deri më tani kanë votuar rreth 60 qytetarë.

“Konsiderojmë që kjo qendër e votimit plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për t’iu mundësuar qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre të lirshëm. Deri më tash siç u raportua nga kryesuesi i këtij vendvotimi, u tha që rreth 60 votues kanë marrë pjesë në këtë qendër votimi, pra kanë votuar”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Tutje, Elshani u shpreh se përveç disa vonesave të vogla, gjithçka tjetër ka shkuar sipas planifikimit, përcjell Klankosova.tv.

“Deri më tani nuk kemi diçka të raportuar, përveç disa vonesave të vogla që kanë ndodhur lidhur me bartjen e materialit në orët e hershme të mëngjesit, gjithçka tjetër ka shkuar sipas planifikimeve që kemi bërë”, u shpreh tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera