Sport

Elseid Hysaj afër transferimit tek Roma

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 01 December 2020

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseaid Hysaj, si duket do të ndaj rrugët përfundimisht me Napolin, shkruan Gazeta inFokus.

Ditëve të fundit është raportuar shumë që Hysaj nuk e sheh veten më si ‘napolitan’, edhe nëse klubi i ofron vazhdimin e kontratës.

Sipas ‘VipSport’, futbollisti nga Shkodra ka arritur marrëveshje me Romën, ku edhe pritet t’i bashkohet që nga janari.

-Advertisement-

26 vjeçari ka bërë të ditur se dëshiron të ketë minuta dhe të luaj sa më shumë, diçka që tek klubi aktual nuk po e gjen.

Mbrojtësi ‘kuqezi’ sipas gjitha gjasave nuk do të ndryshoj ligë, ai do të vazhdoj karrierën e tij në Serie A, por kësaj radhe tek Roma./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera