Lajme

Elon Musk – trilioneri i parë në botë?

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 22 October 2021

Elon Musk, personi më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 241 miliardë dollarë, “mund të bëhet trilioneri i parë”.

Ky është parashikimi i një banke investimesh.

Analistët në Morgan Stanley parashikuan se Musk, i cili ka fituar pjesën më të madhe të të ardhurave nga kompania e makinave elektrike Tesla, mund të fitojë shumë më tepër para nga biznesi i tij i ri i eksplorimit hapësinor SpaceX.

-Advertisement-

Sipas analisti Adam Jones, “SpaceX mund të ketë një vlerë prej 200 miliardë dollarë dhe të rritet akoma më shumë”.

“Kjo”, thotë ai, “pasi shfrytëzon një sërë industrish të mundshme, duke përfshirë infrastrukturën hapësinore, vëzhgimin e Tokës dhe eksplorimin e hapësirës së thellë”.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk vjen nga kompania e tij e automjeteve elektrike “Tesla”, por me rritjen e SpaceX në eksplorimin dhe turizmin e hapësirës, ​​është vetëm çështje kohe para se Musk të rrëmbejë etiketën e trilionerit të parë në botë.

Analisti i ”Morgan Stanley” dhe Adam Jones thanë se, që nga fillimi i tij në 2002, SpaceX “ka sfiduar çdo ide të paramenduar për atë që ishte e mundur dhe afatin kohor të mundshëm, në drejtim të raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës”.

SpaceX ka transformuar mënyrën se si bota e shikon eksplorimin e hapësirës.

Kjo ka të bëjë shumë me SpaceX, pasi është kompania e parë që doli me idenë e një rakete të ripërdorshme.

Projekti i internetit satelitor, Starlink, do të provojë gjithashtu të jetë një element kyç i rritjes.

SpaceX u vlerësua në 100 miliardë dollarë në një shitje të fundit të aksioneve dytësore në fillim të këtij muaji, por Jones e vlerëson SpaceX në 200 miliardë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera