Elmaze Nura shpallet e pafajshme

Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 27 April 2017
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli të enjten në mëngjes të pafajshëm ish-drejtoreshën e Teatrit Kombëtar Elmaze Nura dhe Beqir Beqirin, organizatorin e udhëtimit të aktorëve të shfaqjes “Lisistrata” në Slloveni në vitin 2013.
Nura e Beqiri akuzoheshin ngase prokuroria se ishte shkelur Ligji i Prokurimit Publik gjatë përzgjedhjes së kompanisë që në vitin 2013 dërgoi aktorët dhe rekuizitat e shfaqjes “Lisistrata” në Slloveni.
Elmaze Nura në pozitën e drejtores së Teatrit Kombëtar akuzohej nga prokuroria se ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare kur është nënshkruar kontratë me kompaninë “Alpina Reisen”, lidhur me transportimin e aktorëve të TKK-së për në Slloveni për shumën prej 5 mijë eurove.
Avokati i Nurës, Tomë Gashi tha se e drejta ishte në anën e klientit të tij, sepse nuk kishte bërë kurrfarë shkeljeje.
Gjatë procesit gjyqësor, u dëshmua se askush nuk është dëmtuar, udhëtimi ishte bërë me kosto edhe më të ulët se çmimi i tregut dhe mjetet e ndara nga MKRS që ishin në kategorinë e subvencioneve nuk i nënshtrohen prokurimit publik.
Trupi gjykues konstatoi se drejtoresha e Teatrit nuk kishte bërë asnjë keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe me kontratën e nënshkruar nuk e kishte dëmtuar asnjë institucion.
Projekti në fjalë, shënoi suksesin më të madh të TKK-së, në prezantimet ndërkombëtare dhe shfaqja “Lisistrata” ishte pritur me vlerësime të larta në Ljublanë nga kritikët e teatrit. Regjisorja e njohur kosovare Elmaze Nura, aktualisht është profesoreshë e Regjisë së Teatrit në UP dhe anëtare e Kryesisë së AAK-së./INFOKUSI

Të tjera
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Haradinaj: Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar – bashkë me të tjerët
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së e ish...
-
Abdixhiku i prerë: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur q...
-
Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja – s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët
Gazetari Baton Haxhiu parashikon se qeverinë e re do ta formojë Lëvizja Vetëv...
-
Hamza i reagon Abdixhikut: Askush s’po thotë “hajde shkriju në PDK”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës ...
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...