Eliminimi i Real Madridit, Luis Suarez feston si një holandez i vërtetë
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 06 March 2019
Ajax mahniti krejt botën e futbollit të martën në mbrëmje, teksa fitoi 4-1 në “Santiago Bernabeu”. Gjigantët holandezë u ngritën mbi disavantazhin 2-1 në shtëpi, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, dhe u kualifikuan në çerekfinale të këtij kompeticioni.
“Viktima” e tyre ishin vetë kampionët europianë në fuqi, në tri edicionet e kaluara radhazi. Mediat europiane kanë vlerësuar me “notën 10” Ajax, për paraqitjen e bërë, ndërkohë që nuk ka munguar edhe “fërkimi i duarve” të klubeve të tjera, që i shihnin “Los Blancos” si pengesë madhore në rrugën drejt fitimit të Champions-it.
Brenda Spanjës, patjetër që më të lumturit kanë mbetur katalanasit, “armiqtë” historikë të Real Madridit. Si pjesë e Barcelonës, Luis Suarez ka pasur më tepër motive për t’iu guëzuar suksesit të ish-skuadrës së tij. Ai thotë se mbetet një fans i Ajax, çka e konfirmon përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Sulmuesi uruguajan luajti për skuadrën e njohur të Amsterdamit, pasi u largua nga Groningen, ndaj vazhdon të ruajë ndjenja të forta për të. “Urime, kam qenë gjithmonë një tifoz i Ajax”, – ishte mesazhi i postuar në llogarinë e tij në Twitter.
Të tjera
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...
-
Osmani pjesë e tyrezës ekonomike në Dallas: I inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të ekonomive dhe qytetarëve tanë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvil...
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...