Elezi: Sot skadon afati për vëzhgues, akreditimi i mediave deri më 4 shkurt

Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 25 January 2025
Sot përfundon afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, për të paraqitur kërkesën e tyre për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë e se më 20 janar është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike, ndërkaq sot do të përfundojë afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.
“Sot më 25 janar do të përfundojë afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësive të huaja dhe organizatave ndërombëtare. Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën eletronike (https://apliko.kqz-ks.org), pra për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, aplikimi mund të bëhet online”, tha Elezi për RTKlive.
Sipas Elezit, pas afatit të 25 janarit, do të mbetet vetëm një afat tjetër i hapur, ai për akreditimin e mediave.
“Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt. Edhe mediat mund të bëjnë aplikimin e tyre online. Deri më tani, kemi pranuar dhjetëra aplikime nga media vendore dhe ndërkombëtare, që kanë kërkuar akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre të cilët do të mund të përcjellin votimin në ditën e zgjedhjeve, por edhe proceset tjera në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, njoftoi tutje Elezi.
Deri më tani, KQZ ka akredituar vetëm vëzhguesit e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025.
Nga 28 subjekte politike vetëm 21 kanë akredituar vëzhguesit e tyre. Në përgjithësi, numri i vëzhguesve të akredituar nga radhës e subjekteve politike është më shumë se 18 mijë vëzhgues.
Si bëhet aplikimi?
Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org .
Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.
Për më shumë informacione dhe sqarime, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes e-mailit: [email protected] apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Të tjera
-
Rama për partitë e reja: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër
Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të ...
-
Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Zemra na rreh një, lidhja është e përjetshme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shqi...
-
Mendimi për motin: Nesër temperaturat deri në 24C
Mendimi për motin – 14.05.2025 Pas natës të ftohtë, me minimale që zbresin...
-
Osmani: Liderët politikë ta kenë primar interesin e vendit, imazhi i shtetit po dëmtohet nga mos-konstituimi i Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një paraqitje para mediave, u pyet edh...
-
Behrami takohet me kongresistin amerikan: Kërkova nga ai që të adresohen në kongres shqetësimet për Gjykatën Speciale
Deputeti i PDK, Artan Behrami është takuar me kongresistin amerikan Pete Sess...
-
Costa e thekson se heqja e masave lidhet me deeskalimin në Veri: Shpresoj që ngjarjet e fundit të jenë përjashtim
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka thënë se do të donte të ki...
-
Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që aplikimi për anëtarësim të mos arkivohet
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vizioni i presidentit të Këshillit të BE...
-
Përplasja mes Komunës dhe “Pastrimi”-t, Rama: Sabotazha nuk kalon – nis sonte largimi i mbeturinave në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së shërbimev...
-
Muharremi: Çmimet më të lartat në dy dekadat e fundit
Opinionisti Shenoll Muharremi vlerësoi se asnjëherë në dy dekada çmimet nuk k...
-
Gjenerali gjerman vizitë në KFOR, kërkohet frymë e re dialogu Kosovë-Serbi
Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico...
-
PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët
Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave preferenciale dhe Partia ...
-
Rubio do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, do të udhëtojë drej...