Lajme

Elezi (KQZ): Jemi në kontakt me Dhomat e Specializuara për votimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 16 January 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë.”, tha ai.

-Advertisement-

Elezi u shpreh se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera