Lajme

Elezi i KQZ-së tregon se kur shpallen rezultatet përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 17 October 2021

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për media.

Ai tha se sonte nuk do të ketë konferencë nga anëtarët e KQZ-së lidhur me rezultatet preliminare, raporton Indeksonline.

“Rezultatet preliminare janë duke u shfaqur në aplikacionin e KQZ-së dhe ftojmë mediat të vazhdojnë ti referohen ashtu siç po bëjnë deri më tani”.

-Advertisement-

Ai po ashtu njoftoi qytetarët se këto janë vetëm rezultatet preliminare.

“Rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht, postë, votave të personave me nevoja të veçanta, pas përfundimit të të gjitha procedurave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera