Lajme

“Elektrosever” fillon sot me shpërndarjen e pro-faturave në euro në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 29 February 2024

Kompania “Elektrosever” nga sot do të fillojë me shpërndarjen e pro-faturave për energjinë e konsumuar në katër komuna në veri të Kosovës, njoftoi kompania.

Qytetarët në komunat e Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut do t’i marrin faturat në adresat e tyre të shtëpisë me pagesë minimale të llogaritur fikse prej 21.60 euro, transmeton Paparaci.

Bashkë me këtë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.

-Advertisement-

“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë “Elektrosever” do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e Elektroseverit do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim Marrëveshjet për Furnizimin me Energji Elektrike”, pretendohet në kumtesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera