El Clasico ende pa datë zyrtare, në mbrëmje merret vendimi
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 October 2019
El Clasico i parë i sezonit, Barcelona-Real Madrid, ende nuk ka një datë zyrtare, edhe pse 18 dhjetori është me e mundshmja për superpërballjen e kampionatit spanjoll.
Komiteti i Garës, në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka lajmëruar se do t’u drejtohet dy klubeve për të të zyrtarizuar dakordësinë mbi sfidën që ishte programuar të zhvillohej më 26 tetor (nuk do të luhet në këtë datë për shkak të protestave në kryeqendrën e Katalunjës).
Barcelona dhe Reali kanë kohë deri në orën 20:00 të kësaj të marte që të japin opsionin e tyre përfundimtar. Komiteti i Garës, gjatë së hënës ka analizuar propozimet e klubeve, që parimisht janë dakord për datën 18 dhjetor.
Gjithashtu, ka analizuar raportet e ndryshme të dërguara nga Liga Kombëtare e Futbollit Profesional gjatë këtyre ditëve.
Komiteti gjithashtu ka kërkuar një raport nga Sektori i Garave në RFEF, të cilën ata tashmë e kanë në dispozicion.
Data 18 dhjetor nuk merr miratimin e Ligës, e cila ishte angazhuar për ta luajtur El Clasicon më 4 ose 7 dhjetor, madje as nuk përjashtohet mundësia që ai ta çojë çështjen në komisionet juridike.
Në rastin e Barçës, të luash në 18 dhjetor do të thotë ta bësh këtë mes vizitës në “Anoeta” dhe ndeshjes në shtëpi kundër Alavés, e cila do të jetë e fundit e vitit 2019.
“Los Blancos”, ndërkohë, do të luajnë në “Camp Nou” pas vizitës në Mestalla dhe para se të presin Athletic Bilbaon.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...