Sport

Ekspozitë e veçantë në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 07 October 2017

Sfida më e pritur e tifozëve shqiptarë në këto kualifikuese të Botërorit 2018, ajo ndaj Italisë do të rezevojë një surprizë të veçantë për të apasionuarit e futbollit.

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe FSHF do të ekspozojnë 4 kupat e Botës, që “të kaltrit” kanë fituar, në një pavion të veçantë në Teatrin “Migjeni”.

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikueset e zonës së Europës për në fazën finale të Kupës së Botës “Rusi 2018”, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares italiane të futbollit në Shqipëri.

-Advertisement-

Gjithashtu synon afirmimin e vlerave pozitive të sportit, si dhe të promovojë më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, raporton TCH.

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombëtare të futbollit, në linjë me filozofinë e “FIGC”-së se kupat iu përkasin të gjithëve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera