Lajme

Eksperti i njohur amerikan: Skandali në Shtëpinë e Bardhë duhet të përfundojë me dorëheqjen e Trumpit!

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 19 July 2017

Profesori i Fakultet Juridik në Universitetin e Columbias, Philip Bobbitt, ka analizuar krizën që kanë shkaktuar djali dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se për shkak të personave të njëjtë presidenti i ri amerikan do të detyrohet të japë dorëheqje, shkruan Independent.

Posta elektronike e Trump juniorit (Jr.), së fundmi ka zbuluar se gjatë verës së kaluar ai ishte takuar me avokaten ruse Natalia Veselnickaja, kurse në këtë takim kishte marrë pjesë edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kuschner, si dhe Paul Manafort – udhëheqësi i atëhershëm i fushatës së republikanëve. Trump Jr i ishte përgjigjur pa përtesë ofertës lidhur me “informatat inkriminuese” për Hillary Clintonin, kandidaten demokrate për presidente të Amerikës.

“Çfarëdo që të jenë qëllimet e Trumpit gjatë fushatës, tashmë dihet se qëllimi kryesor i tij ka qenë krijimi i një dinastie, pasi ai kishte shkatërruar dy dinasti gjatë fushatës së tij të fundit”, ka shkruar profesori Bobbitt në analizën e tij në “Evening Standard”.

-Advertisement-

“Aktualisht, dorëheqja po duket të jetë si opsioni i fundit, por presidenti ndoshta do të detyrohet të vendosë për një lëvizje të tillë nëse dëshiron të shpëtojë fëmijët e tij nga burgu dhe veten nga ndjekjet penale”, ka shtuar profesori.

Ky ekspert beson se alternativa më e mirë do të ishte dorëheqja. Por, sipas Bobbittit, Trumpi nuk do të mund të largohet lehtë nga ky kaos i krijuar pas akuzave se ka bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës presidenciale.

Bobbitt shprehet se nëse kërkohet llogaridhënia e Trumpit, në vend të dorëheqjes së tij, kjo ndodh jo pse ai ka marrë mito, por sepse ai atë e ka ofruar.

“Trumpi i ka thënë Comeyt se do të mendojë për atë nëse do ta lë në pozitën e drejtorit të FBI-së, derisa në anën tjetër ka kërkuar nga ai të heq dorë nga hetimi lidhur me dyshimet për bashkëpunimin me Rusinë gjatë fushatës presidenciale. Thjesht, ka qenë një ofertë për ryshfet në të njëjtën mënyrë siç kishte vepruar Nixoni me një gjyqtar”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera