Lajme

Eksperti i sigurisë tregon se nga kush financohen “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 05 July 2023

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se dy organizatat “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”, të shpallura terroriste nga Qeveria e Kosovës, financohen nga Lista Serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se Lista Serbe është mbështetja politike e këtyre dy organizatave të shpallura terroriste.

“Shteti dhe Aparati i Sigurisë së Serbisë janë përkrahës të këtyre dy organizatave terroriste, Brigadës së Veriut, Mbrojtjes Civile në formë të ofrimit të infrastrukturës nga BIA dhe MPB.

-Advertisement-

BIA ka ofruar 100% të infrastrukturës së saj FSB-Ruse për të kryer operacione në Kosovë dhe rajone me qendrën e re në Rashkë (baza ushtarake e ushtrisë serbe).

Institucionet e Sigurisë dhe Inteligjencës kanë nën kontroll të gjithë pjesën veriore me theks të veçantë në veprimet e këtyre strukturave në Serbi”, ka shkruar Shala./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera