Ekspert për monitorimin e lajmeve që sulmojnë, INPO i kërkon Nagavcit anulimin e tenderit
Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 24 May 2024
Organizata INPO kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që të anuloj procedurën e prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”, e cila është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të veçanta.
INPO ka gjetur se ky tender nuk i plotëson kërkesat e nenit 57, të Rregullores Nr.01/2022 për prokurimin publik, paragrafët e së cilit lejojnë kontraktimin e shërbimeve të veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave rekrutuese sipas Ligjit për Zyrtarët Publik dhe që janë shërbime profesionale të kategorive dhe profesioneve të veçanta që nuk parashihen brenda organogramit apo pozitave të punës brenda institucionit.
Sipas termave të referencës së dosjes së tenderit, i kontraktuari do të ketë këto detyra
1. Monitorimin dhe analizimin e paraqitjes së Ministrisë dhe titullarit në media, monitorimin e lajmeve të cilat atakojnë institucionin dhe ndërlidhen me proceset në arsim;
2. Përgatit dhe shpërndan te stafi drejtues raportin ditor të monitorimit të mediave;
3. Pranon, regjistron dhe bënë trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike;
4. Bashkë me mbikëqyrësin përgatitë raportin vjetor të kërkesave për qasje në dokumente publike dhe raportet të tjera sipas kërkesës;
5. Hartimin e Planit të rrjedhjes së parasë (CASH PLANIT) dhe përgatitje të lëndëve për pagesë;
6. Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
“INPO i rikujton Ministrisë, se trajtimi i kërksave për qasje në dokumente publike dhe punët e tjera administrative dhe organizative për rrjedhjen e parasë, nuk janë shërbime të veçanta dhe janë detyra dhe përgjegjësi të zyrtarëve publik brenda administratës publike. Ndërkaq, shpenzimi i parasë publike për monitorimin e mediave të cilat e atakojnë Ministrinë apo janë kritik ndaj Ministres, është keqpërdorim i parasë publike dhe detyrës zyrtare”, thuhet në reagim.
INPO fton Ministrinë që të anulojë këtë procedurë të prokurimit me qëllim të ruajtjes së integritetit të prokurimit dhe kërkon që të sigurohet se shpenzimi i parasë publike bëhet vetëm për qëllime të interesit publik dhe sipas autorizimeve ligjore.
Ministria e Nagavcit kërkon monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...