Fun & Video

Eksperiment social: Reagimi i qytetarëve në Mançester, ndaj myslimanit që kërkon ta përqafojnë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 29 May 2017

Baktash Noori ka qëndruar në një rrugë në Mançester, teksa prezantohej si mysliman dhe kërkonte ta përqafonin, vetëm pak ditë pas eksplodimit që e bëri një ekstremist në koncertin e Ariana Grandes.

Për një kohë, askush nuk i është afruar të riut me sy mbyllur dhe krahë të hapura, derisa një burrë e ka lexuar mirë shenjën dhe i është afruar, transmeton Telegrafi.

“Jam mysliman dhe të besoj. A jeni ju aq të sigurt të më besoni, së paku për një përqafim”, shkruan në tabelën e tij.

-Advertisement-

Kjo ka bërë që shumë njerëz të moshave të ndryshme, të afrohen dhe ta përqafojnë, derisa nuk mungonin as lëvdatat për të.

“Realizimi i këtij eksperimenti social ishte eksperiencë e mrekullueshme, secili përqafim që mora më dha shpresë dhe ngrohtësi të veçantë”, ka shkruar Noori lidhur me rastin që përjetoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera