Sport

EKSKLUZIVE: Zymer Bytyqi flet për Gazetën inFokus para ndeshjeve me Suedinë dhe Gjeorgjinë

Autori: Besa Tetaj 21:18 | 05 October 2021

Në muajin maj të këtij viti edhe një yll tjetër i’u bashkua kombëtares së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Zymer Bytyqi refuzoi ftesat e Norvegjisë dhe Shqipërisë, duke pranuar përfundimisht për të luajtur për Kosovën.

Gazeta inFokus ka realizuar një intervistë të shkurtë ekskluzive me mesfushori e skuadrës turke, Konyaspor.

-Advertisement-

Bytyqi fillimisht ka folur për edicionin e ri me skuadrën e tij, kur në 8 takime e para nuk kanë pasuar asnjë humbje në Superligën e Turqisë.

“Edicioni i ri me Konyasporin ka filluar shumë mirë, nuk e kemi pësuar asnjë humbje në 8 ndeshjet e para në këtë sezon. Në takimet e fundit kemi pasur më shumë barazime pavarësisht se kemi luajtur më mirë se kundërshtarët”, tha Bytyqi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

24 vjeçari tregoi synimet e tija me ekipin e Konyasporit.

“Synimet e mija me Konyasporin normalisht që janë me vazhdu me luajt sa më mirë, me vazhdu me asistu dhe shënu për me mbërri sa ma lartë me ekipin”, theksoi ai.

Bytyqi me pas foli edhe për kombëtaren e Kosovës, ku u shpreh i gatshëm për lojë kur do që t’i jepet rasti.

“Sa i përket rastit për të luajtur te Kosova unë nuk vendosi aty, mirëpo unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen teme në grumbullimin e fundit që patëm në muajin shtator. Unë besoj se mund të paraqitem edhe më mirë, dhe për ndeshjen me Suedinë unë jam i gatshëm në çfarëdo rasti që me jepet”, deklaroi Zymer Bytyqi për Gazetën inFokus.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për fund futbollisti kosovar pati disa fjalë edhe për dy ndeshjet që Kosova i luan pas pak ditëve për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

“Për dy ndeshjet e radhës ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë unë pres që do ta japim maksimumin për të vazhduar me lojë të mirë sikur ndaj Spanjës, që vetëm fati na ka munguar”, përfundoi Bytyqi.

Zymer Bytyqi debutimin me ‘Dardanët’ në një ndeshje zyrtare e bëri me 2 shtator, në takimin që Kosova e fitoi në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat minimal 1-0.

Ndryshe, kombëtarja e Kosovës me 9 tetor do të luaj në udhëtim te Suedia, kurse tri ditë me vonë e pret Gjeorgjinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera