Sport

Ekskluzive – Trajneri kampion në Shqipëri, në listën e FFK-së për ta marrë drejtimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 11 September 2017

Përfaqësuesja e Kosovës do të mbetet pa trajner pas datës 9 tetor, kur edhe do të largohet Albert Bunjaku.

Në një konferencë për shtyp, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka konfirmuar se kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Bunjakun që të largohet ky i fundit pas dy ndeshjeve të mbetura.

Por FFK ende nuk ka vendosur se kujt do t’ia besojë postin e trajnerit të Përfaqësueses.

-Advertisement-

Burime të Telegrafit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, konfirmojnë se në listë është edhe emri i trajnerit të mirënjohur shqiptar, Ernest Gjoka.

Gjoka shihet si ndër trajnerët më të mirë që ka Shqipëria, ndërsa aktualisht është i lirë pasi u largua nga Kukësi.

47-vjeçari nuk vazhdoi kontratën me klubin verilindor pasi i shpalli ata kampion të Shqipërisë për herë të parë në histori.

Ernest Gjoka është ndër trajnerët më të vlerësuar në Shqipëri

Përveç titullit të Shqipërisë, Gjoka ka arritur ta fitojë edhe Kupën shtetërore në vitin 2014 me Flamurtarin e Vlorës edhe pse skuadra e tij nuk ishte favorite.

Tiranasi është në listën e ngushtë të trajnerëve të cilët mund ta marrin drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Gjoka që shihet si ndër trajnerët më të mirë shqiptarë, udhëhoqi Kukësin këtë edicion edhe në garat evropiane por u eliminua në fund nga Sheriff Tiraspol.

Më parë Gjoka ka udhëhequr edhe skuadra tjera shqiptare si Apolonia, Kamza, Tomori dhe Flamurtari i Vlorës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera