Sport

Ekskluzive/ Tjetër futbollistë nga Lugina e Preshevës do të luaj me Përfaqësuesen

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 24 August 2017

Prurjet e reja tek Përfaqësuesja e Kosovës do të vazhdojnë edhe në grumbullimin e radhës.

Futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Përfaqësueses sonë do të jetë mesfushori nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi.

24-vjeçari u transferua në kampionatin zviceran nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa shkëlqeu fillimisht me Wilin dhe Schaffhausenin në ligën e dytë zvicerane.

-Advertisement-

Por gjatë afatit kalimtar të verës mesfushori qendror iu bashkua skuadrës elitare në Zvicër, St Gallen.

Taipi ka pranuar të luajë me Kosovën, ndërsa pritet grumbullimi i tij në muajin tetor për ndeshjen ndaj Ukrainës dhe Islandës në udhëtim.

Në një prononcim për Telegrafin, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka konfirmuar se Taipi do t’i bashkohet përfaqësueses.

“Që nga koha kur ka qenë pjesë e Wilit ne kemi pasur kontakt me Taipin dhe kemi parë shpesh herë nga afër zhvillimin e tij”.

“E kemi pritur që ai ta bëjë hapin e madh për të luajtur në Superligë dhe për ta afruar në Përfaqësuese”.

“Kosova ka interes që Gjelbrimi të jetë pjesë e jona dhe besoj se nëse do të vazhdoj me këtë ritëm do të jetë në muajin tetor i grumbulluar”, tha Bunjaku.

“Do të fillojmë kompletimin e dokumentacioneve që shpresoj të mos na marrë shumë kohë dhe ta kemi të gatshëm lojtarin për dy ndeshjet e tetorit ndaj Ukrainës dhe Islandës”, tha Bunjaku.

Ndërkohë Telegrafi ka kontaktuar edhe me mesfushorin e St Gallen, i cili shprehet i gatshëm për ta përfaqësuar Kosovën.

Taipi ka zhvilluar nëntë ndeshje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë ku kishte shënuar një gol.

“Unë jam i gatshëm që ta veshë fanellën e Kosovës dhe ta prezantojë sa më mirë në ndeshjet që me jepet rasti të luaj”.

Gjelbrim Taipi gjatë stërvitjeve me St Gallenin

“Do të ishte nder i madh për mua të luaj për Kosovën”, u shpreh Taipi për Telegrafin.

Anëtari i St Gallen ka konfirmuar që do të vijë në Kosovë për të filluar procedurën për tu pajisur me dokumentet shtetërore pasi aktualisht ka vetëm të Serbisë dhe Shqipërisë.

“Në fundjavën e ardhshme do të jem në Kosovë dhe do të fillojmë rregullimin e dokumentacionit”.

“E imja është që të luaj sa më shumë me klubin tim St Gallen, pasi është trajneri Albert Bunjaku që e vlerëson nëse meritoj të ftohem ose jo”.

“Kontaktet kanë qenë të shpejta me trajnerin i cili më ka përcjellë gjatë dhe në rast se do të ftohem do të jap 100% nga vetja ime për të mirën e Kosovës”, tha Taipi.

Në katër ndeshjet e para me St Gallenin, numri tetë i bardh e gjelbërve ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Taipi sa ishte pjesë e Schaffhausenit edicionin e kaluar në Zvicër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera