Ekonomi

Ekskluzive| Telekomi afër kolapsit, Bedri Istrefi jep alarmin

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 28 January 2020

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka ngritur shqetësimin për rrezikun nga falimentimi i ndërmarrjes që ai menaxhon.

Gazeta inFous ka mësuar se këtë ia ka shprehur kreut të Qeverisë së Kosovës, kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, nga i cili po kërkon shpëtimin e Telekomit.

Siç merret vesh, Istrefi nuk po mund t’ia dalë ta shpëtoi ndërmarrjen dikur më profitabile në vend, nga falimentimi. Numri i madh i të punësuarve dhe nevoja për investime të mëtejme janë arsyet që e kanë quar Telekomin në një gjendje të vështirë.

-Advertisement-

Bazuar në të dhënat aktuale, kjo ndërmarrje është duke operuar në kushte të vështira financiare dhe rrezikon të hyjë në një fazë ku as Bedri Istrefi e as ndonjë menaxher tjetër nuk do të mund ta ndihmojnë.

Gazeta inFokus, ka mësuar se si pasoj e situatës së krijuar në Telekom janë grumbulluar kërkesa të kontraktorëve të pa paguara dhe si pasojë Telkekomi është duke operuar pa mirëmbajtje të platformave teknike dhe rrezikon 100 për qind të kolapsoi teknikisht.

Disa javë më parë kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi pati shkruar se viti 2019 e ka karakterizuar me sfida dhe vështirësi të shumta Telekomin, kjo si rezultat i pamundësisë financiare, shkruan gazeta inFokus.

“Viti 2019 Telekomin e Kosovës e ka karakterizuar me sfida dhe vështirësi të shumta, qoftë në aspektin e operimeve si rezultat i pamundësisë financiare për t’i mirëmbajtur dhe zhvilluar platformat e veta për ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorët; qoftë nga mungesa e përkrahjes së munguar nga Aksionari, konkretisht nga MZHE, si përfaqësues i Qeverisë së Kosovës”, pati shkruar Istrefi.

Ai pati akuzuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin LLukën se e ka dëmtuar imazhin e Telekomit me deklaratat e tij për falimentim të ndërmarrjes.

Megjithatë, falimentimin edhe vet Istrefi e ka ngritur shqetësim tek kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush haradinaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera