Ekskluzive: Shpëton Badovci, anulohet projekti që rrezikonte Liqenin (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 21 February 2020
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka marrë dy vendime të rëndësishme të premten. I pari, të cilin edhe e ka bërë vet publik, është për anulimin e tenderit 110 milionësh për autostradën e Anamoravës.
Por, Gazeta Infokus nga burime brenda Komunës së Prishtinës, ka marrë vesh se Abdixhiku ka nënshkruar edhe një vendim tjetër, të cilin jo pak qytetarë do ta mirëpresin.
Ai ka anuluar vendimin e shumëpërfolur për ndërtimin e lagjes në afërsi të liqenit të Badovcit.
“Obligohet Komuna e Prishtinës për anulimin e vendimit … të datës 20.12.2019 për Kushtet ndërtimore për rastin e kërkesës së ndërtimit të lagjes në afërsi të Badovcit”, thuhet në vendimin, të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus.
Kështu i është dhënë fund tentimit pa leje të kompanisë “KAWA Group” dhe kompanisë projektuese “4m Group” të ndërtojnë 17 vila luksoze në tokën e Rahman Haradinit, përgjatë liqenit të Badovcit.
Më të zëshmit kundër këtij ndërtimi kanë qenë Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit që në ‘Facebook’ numëron rreth 24 mijë anëtarë.
Ata ka dalë me pesë kërkesa për Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Ambientit, në lidhje me ndërtimet në Liqenin e Badovcit, duke kërkuar që të anulohet çfarëdo vendimi që rrezikon këtë pasuri ujore të vendit.
Sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinë, Kompania e cila planifikonte të ndërtonte vilat nuk kishte leje ndërtimi dhe nuk ka aplikuar fare për leje, po ka aplikuar vetëm për kushte ndërtimore.
Në bazë të të dhënave është gjetur se “KAWA Group” dhe kompania projektuese “4m Group” planifikonin të ndërtojnë 17 vila luksoze në tokën e Rahman Haradinit përgjatë liqenit të Badovcit.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, Haradini figuron si pronarë në kompaninë “Lakeside Garden L.L.C.” e themeluar në maj të vitit 2017.
Njëri nga aksionarët e këtij projekti, Fitim Muçaj nga kompania projektuese “4m Group” ka konfirmuar për Gazetën Infokus se Haradini është pronar i tokës, ndërsa investimi është i përbashkët me kompaninë projektuese dhe atw ndërtuese.
Ndërkaq, Haradini, i cili është bërë pjesë e projektit problematik, që ende nuk ka marrë as leje ndërtimi, ka një histori të investimeve tjera në Kosovë.
Gazeta Infokus ka gjetur se ai është pronar ose akasionar i së paku pesë bizneseve tw tjera në Kosovë dhe një biznesi në Zvicër, kryesisht që lidhen me restorante dhe klube argëtimi.
Megjithatë, në Kosovë ai është aksionari më i madh në klubin futbollistik Prishtina me 34 për qind të aksioneve, në vlerë prej gjysmë milioni euro.
Në Zvicër, në kantonin e Valisit, Haradini njihet si afarist që merret me operimin e kafeneve, sallave të vallëzimit, shitjes, blerjes, import-eksportit të të gjitha produkteve që lidhen me kafenetë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai aktualisht është bashkë pronar i kompanisë “Ormen SA”, e cila aktivitet kryesor ka kafenetë dhe sallat e vallëzimit.
Ndërkaq, deri në vitin 2006 ishte pronar i klubit të vallëzimit “Shqiponja” në Zvicër, kompani kjo e cila shkoi në likuidim për shkak të obligimeve financiare./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...