Sport

EKSKLUZIVE: Shpend Ibrahimi flet për finalen e madhe ndërmjet Feniksit dhe Besës

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 16 February 2018

Feniksi nga Drenasi dhe Besa e Pejës do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në futsall, shkruan infokusi.

Ndeshja finale do të zhvillohet më 17-të shkurt (e shtunë) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Ylli i skuadrës së Feniks nga Drenasi Shpend Ibrahimi në një prononcim për infokusin ka deklaruar se Finalet janë gjithmonë të vështira.

-Advertisement-

“Finalet janë gjithmonë të vështira nuk ka favorit në finale, gjasat janë 50-50”, ka thënë fillimisht Ibraimi.

Ideatori i skuadrës nga Drenasi ka thënë se besojnë fuqishëm në triumfin e Finales së madhe.

“Jo vetëm që shpresojmë por edhe besojmë fuqishëm në triumfin ndaj Besës, sepse kemi trajnerin më të mirë”,  është shprehur Ibrahimi.

Në pyetjen se a do të premtoj gol për tifozët ai thotë se me rëndësi është që skuadra e tij të shënojë fitore.

“Premtimi im dhe i ekipit për tifozat është se do japim maksimumin në fushën e lojës, dhe  besojm që mos t’i zhgënjejm tifozat tanë të mrekullushëm”, ka përfunduar Shpend Ibrahimi. /INFOKUSI.COM

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera