Sport

Ekskluzive: “Sherr” te përfaqësuesja e Kosovës, pak para ndeshjes me Ukrainën!

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 06 October 2017

Formacioni i kumtuar i Albert Bunjakut i ka nervozuar disa nga lojtarët e Përfaqëasues së Kosovës. Një nga ta është edhe talenti i njohur, Donis Avdiaj.

Ish ylli i Schalkes e ka braktisur përfaqësuesen e Kosovës dhe ka marrë rrugën për Kosovë.

Indeksonline ka kontaktuar direkt me futbollistin që e ka konfirmuar “përgjysmë” lajmin. Ai ka thënë se e ka braktisur përfaqësuesen për të ardhur në Kosovë sepse ka një lëndim.

-Advertisement-

Por, burime të sigurta të Indeksonline bëjnë me dije se Avdiaj e ka marrë këtë vendim në atë moment kur Bunjaku e ka konfirmuar formacionin për ndeshjen e sotme në të cilin Avdiaj nuk ishte startues.

Talenti nga Istogu ka stërvitur në seancat e fundit dhe është në gjendje të mirë fizike.

“Kushtet nuk i kemi bash të mira atje. Po vij në Kosovë për një kontrollë. Kom prit me lujt sot, po qe. I dëshiroj fitore Kosovës” ka thënë Avdiaj për Indeksonline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera