Fokus

Ekskluzive: Pagat e IPK-së pas vendimit të Ramush Haradinajt (Dokument)

Autori: Halil Berisha 17:54 | 17 December 2019

Ligji për paga, konkretisht neni 14 i tij thotë që shtesat e posaçme sikur në rastin e rrezikshmërisë për të hyrë në fuqi duhet të përcaktohen listat e pozitave me një akt nënligjor të Qeverisë.

Këto, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme u aprovuan këtë të martë, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus raportoi ekskluzivisht për këtë vendim dhe nivelin e rrezikshmërisë e cila është përcaktuar për Policinë e Kosovës.

-Advertisement-

Ndërsa, Gazeta inFokus, gjithashtu ka siguruar edhe listën me pagat që do të marrin pas vendimit të ri të Qeverisë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Veç këto nuk do të munden të hyjnë në fuqi deri në heqjen e ndalesës nga Gjykata Kushtetuese e cila pezulloi ligjin për paga, shkruan gazeta inFokus.

E për zyrtarët e Inspektoratit Policor, shtesat e rrezikshmërisë do të jenë 20% e pagës bazë të tyre.

Listën me pagat sipas ligjit dhe shtesat e rrezikshmërisë, gjendet në dokumentet mëposhtë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera