Ekskluzive/ Ngritja e jashtëzakonshme e djaloshit të artë nga Kosova, Hadergjonaj tani kushton 50 herë më shumë se në vitin 2014
Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 24 August 2017
Ishte muaji shkurt i vitit 2014, më saktësisht tri vite më parë kur Florent Hadergjonaj po mahnite gjithë Zvicrën me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Harkimet e tij në zonë ishin vdekjeprurëse për kundërshtarët pasi gjithmonë topi që harkohej nga këmbët e kosovarit gjente ndonjë bashkëlojtar që u përgjigje duke shënuar gol.
Thuajse askush nuk e njihte pasi po vinte nga skuadra juniore e Young Boysit, por me zhvillimin e disa ndeshjeve ai u bë futbollisti kryesor në kryeqytetin e Zvicrës, Bern.
Qysh në vitin e parë te Young Boysi mori një çmim të madh duke u zgjedhur lojtari i vitit në klubin verdh e zi nga tifozët.
Florenti nuk kishte vlerë më shumë se 100 mijë euro në faqen e specializuar për transferime ‘transfermarkt.de’.
Shkëlqeu për dy stinorë në elitën e futbollit zviceran, luajti për të gjitha grupmoshat e Zvicrës dhe bëri hapin e madh duke u transferuar në Bundesliga për dy milionë euro.
Shtatë ndeshje nuk u ftua fare në skuadër nga trajneri i Ingolstadt, por ndeshja e tetë ishte speciale për Florentin.
23-vjeçari ishte i emocionuar pasi do të përballje me gjigantin gjerman Borussia Dortmund, dhe u hodh në fushë nga minuta e parë.
Ishte debutim për Lentin me fanellën e Ingolstadit. Çfarë debutimi! Debutim ëndrrash, pasi arriti të bëjë një asistim të mrekullueshëm dhe në fund të ndeshjes të shpëtoj një gol të sigurt në sfidën që përfundoi në barazim 3:3. Lojtari i ndeshjes pa diskutim.
Nga ndeshja me Dortmundin, Florenti mungoi vetëm në dy të tjera për shkak të kartonëve, pasi luajti 25 në total në Bundesliga duke shënuar edhe një gol dhe duke bërë tre asistime.
Fati i tij i keq ishte që Ingolstadt u largua nga elita e futbollit gjerman, ndërsa kosovari kërkoi me ngulm largimin.
Falë paraqitjeve të jashtëzakonshme në Bundesliga, Florenti bëri për vete shumë skuadra që ofruan miliona për të.
RB Leipzig, Stuttgart, Hoffenheim, Wolfsburg, Bayer Leverkusen, Augsburg e Werder Bremen e kërkuan në Bundesliga, por ofertat e tyre u refuzuan nga Ingolstadt ashtu si edhe oferta e skuadrës nga Serie A, Atalanta.
Deçanasi u rebelua me drejtuesit e klubit dhe i bojkotoi stërvitjet pasi dëshironte me çdo kusht largimin, ndërsa në fund pranoi ofertën e Huddersfield që u ngjit në kampionatin në të fortë në botë Ligën Premier.
Hadergjonaj iu bashkua skuadrës bardh e kaltër si huazim por që ka drejtën e blerjes për pesë milionë euro dhe ky çmim mund të ngritët edhe më shumë varësisht nga paraqitjet e Florentit.
Ky është vetëm fillimi i një karriere tejet të suksesshme për Florentin, pasi mbrojtësi i djathtë ka vetëm 23 vite.
Në një prononcim të shkurtë ekskluziv për Telegrafin, Hadergjonaj ka thënë se është tejet i lumtur që më në fund u zyrtarizua ky transferim.
“Ishte verë e gjatë. Kam kërkuar me ngulm largimin pasi kishte oferta të rëndësishme dhe në fund ia dola”.
“Për mua të luaj në kampionatin anglez ka qenë një ëndërr fëmijërore dhe tani u realizua. Jam shumë i lumtur për këtë dhe dua t’i falënderojë edhe menaxherët e mijë Erdin dhe Arbër Shaqirin”, deklaroi Hadergjonaj për Telegrafin.
“Tani shpresojë që të vazhdoj me sukses edhe në kampionatin anglez ashtu si në Superligën e Zvicrës dhe në Gjermani. Duhet të punoj shumë që ta arsyetoj çmimin tim por edhe ta shumëfishojë atë”, tha Hadergjonaj.
Vlera e tij për tri vite e gjysmë u rrit ndjeshëm, hiq më pak se 50 herë më shumë, pasi nga 100 mijë euro sa kushtonte në verën e vitit 2014 tani djaloshi i artë i Kosovës kushton pesë milionë.
Shpresojmë që Hadergjonaj të ketë sukses edhe në Ligën Premier, pasi nëse vazhdon me këtë ritëm ndoshta një ditë do ta thyej edhe rekordin e Benjamin Mendyt si mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Florent, shkëlqe në Angli pasi e gjithë Kosova ka sytë nga ti, duke shpresuar për një ‘PO’ përfundimtare.
Të tjera
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...