Lajme

Ekskluzive: Lumir Abdixhiku zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 09 June 2021

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta zyrtarizojë kandidatin e kësaj partie për kryetar të Podujevës.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e LDK-së, Ekrem Hyseni.

Hyseni do të jetë kandidat i LDK-së për të rikthyer bastionin e dikurshëm të saj.

-Advertisement-

Ekrem Hyseni është mjek me profesion dhe ka qenë deputet i Lidhjes Demokratike, në mandatin e kaluar.

Gazeta Blic merr vesh se Hyseni ka gjasa të marrë edhe drejtimin e degës së LDK-së në Podujevë.

Në anën tjetër, deri më tani kandidaturat për të parin e Podujevës, i kanë zyrtarizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Besnik Tahiri është kandidat i AAK-së në Podujevë, gjersa NISMA do të garojë me Xhemail Hasanin.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje me shumë gjasë do t’i hyjë kësaj gare me kryetarin aktual në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk ka dhënë shenja se kë mund ta kandidojnë në këtë garë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera