EKSKLUZIVE| Letra nga Telekomi për Haradinajn: Po falimentojmë 100%
Autori: Zekirja Shabani & Doresa Geci 18:04 | 28 January 2020
Hiq më pak se 5 milionë euro, Bordi Drejtues i Telekomit, i ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj për ta shpëtuar këtë ndërmarrje nga falimentimi.
Në letrën të cilën e ka siguruar gazeta inFokus, thuhet se këto para duhen si masë emergjente e detyrueshme për të siguruar funksionimin normal. Në të kundërtën, ndërmarrja e udhëhequr nga drejtori menaxhues, Bedri Istrefi, rrezikon 100 për qind të kolapsoi teknikisht.
“Telekomi i Kosovës si Ndërmarrje Publike Qendrore, me aksionar të vetëm Qeverinë e Republikës së Kosovës, u drejtohet përmes kësaj kërkesë për rritjen e kapitalit të kompanisë në shumë prej jo më pak se 5 milion euro, si masë emergjente e detyrueshme për të siguruar funksionimin normal dhe pa rrezikun e falimentimit të TK”, thuhet në letrën të cilën e ka siguruar Gazeta inFokus.
Në këtë letër thuhet se Telekomi i Kosovës është duke kaluar në gjendje të rëndë financiar dhe rrezikon të hyjë në një situatë ku situata nuk është e menaxhueshme pasojat janë të pa imagjinuara.
Si pasoj e situatës së krijuar në Telekom janë grumbulluar kërkesa të kontraktorëve të pa paguara dhe si pasojë Telekomi është duke operuar pa mirëmbajtje të platformave teknike dhe rrezikon të kolapsoi teknikisht.
“Gjendja e sistemeve teknike ( Rrjeti Qendror, Centralat, Radiot core netëork) janë siç është më se keqi pa mirëmbajtje dhe shumica prej këtyre pajisjeve janë edhe në “end of life”. Për të u rënduar ende kjo gjendje, Telekomi i Kosovës është duke operuar edhe pa mirëmbajtje të platformave duke rrezikuar kolapsin 100% teknik dhe funksional në ofrimi të shërbimit. Si pasojë e kësaj gjendje teknike dhe kualitet janë jo të kënaqshëm të ofrimit të shërbimeve, edhe është duke u dëmtuat imazhi i kompanisë e di për pasojë kemi edhe rënie të të hyrave ( mos realizmi të Biznes Planit)”, thuhet në letrën të cilën e posedon gazeta inFokus.
Në këtë situatë të cilën është kompania, zyrtarët e Telekomit i bëjnë me dije Haradinajt se është alarmi i fundit që e bënë të natyrës emergjente dhe jetësore ofrimin e mbështetjes financiare për rimëkëmbjen e TK-së.
Disa javë më parë kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi pati shkruar se viti 2019 e ka karakterizuar me sfida dhe vështirësi të shumta Telekomin, kjo si rezultat i pamundësisë financiare, shkruan gazeta inFokus.
“Viti 2019 Telekomin e Kosovës e ka karakterizuar me sfida dhe vështirësi të shumta, qoftë në aspektin e operimeve si rezultat i pamundësisë financiare për t’i mirëmbajtur dhe zhvilluar platformat e veta për ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorët; qoftë nga mungesa e përkrahjes së munguar nga Aksionari, konkretisht nga MZHE, si përfaqësues i Qeverisë së Kosovës”, pati shkruar Istrefi.
Ai pati akuzuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin LLukën se e ka dëmtuar imazhin e Telekomit me deklaratat e tij për falimentim të ndërmarrjes.
Megjithatë, falimentimin edhe vet Istrefi e ka ngritur shqetësim tek kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush haradinaj.
Kjo gjendje e rëndë e Telekomit të Kosovës sic përmendet në letrën e dërguar në zyrën e kryeministrit në detyrë është krijuar gjithashtu si rezultat i Vendimit kundërligjor të Aksionarit , Qeverise së Republikës së Kosovës, për të deklaruar, dhe paguar dividend në vitin fiskal 2015.
Gazeta inFokus më poshtë ju sjell të plotë letrën e Telekomit drejtuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...