Fokus

Ekskluzive: Kjo është bileta që dëshmon vendin ku po shkonte Xhabir Zharku kur u arrestua

Autori: Halil Berisha 15:16 | 17 December 2019

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, të shtunën u arrestua nga Policia e Kosovës.

Kjo u bë me dyshimin për shpërdorimin e detyrës zyrtare sa mbante postin e Kryetarit të Kaçanikut, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, ekskluzivisht raportoi këtë të hënë për arsyet konkrete të arrestimit të tij.

-Advertisement-

Madje, edhe për ankesën e palës mbrojtëse ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

E këtë të martë, nëpër media ka qarkulluar një lajm se Zharku, në momentin e arrestimit po tentonte të arratisej për në Suedi, aty ku kishte qëndruar për rreth 5 vite gjatë kohës që ishte i dënuar në Kosovë.

Por, Gazeta inFokus, ekskluzivisht ka siguruar biletën me të cilën planifikonte të udhëtonte Zharku.

Në biletën e udhëtimit, Zharku, shihet se po kishte planifikuar të udhëtonte sëbashku me nipin e tij, Bedri Elezin në Dyseldorf të Gjermanisë e jo në Suedi.

Gazeta inFokus ka biseduar edhe me nipin e Zharkut, me të cilin po planifikonte të udhëtonte, i cili ka treguar edhe detaje të momentit të arrestimit të tij.

“Xhabiri e ka dhënë pasaportën dhe ka dal fillimisht gjithçka në rregull, pas Xhabirit kam qenë unë, e kur Xhabiri ka dalë mbrapa kabinës dera e policisë ka qenë e hapur e shihej edhe kompjuteri. Aty Xhabiri e ka pa që i ka dalë ndalimi edhe i ka thënë zyrtares së Policisë që kontrolloe mirë se ka dalë diçka në kompjuter. Ajo pastaj e ka pa e ka marrë pasaportën edhe e ka përcjell tek rreshteri në stacion. Aty kemi prit sëbashku me Xhabirin derisa ka ardhë njësia e Ferizajt me marrë. Ata madje nuk e kishin as idenë pse ishte në listë të ndalimit”, ka thënë Elezi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera