Lajme

Ekskluzive: Këta janë tre kandidatët e ri të AAK-së për deputetë

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 26 January 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk u është lejuar kandidimi në zgjedhje.

Indeksonline ka siguruar emrat e kandidatëve të ri të AAK-së.

Bashkim Kaliqanaj do të zëvëndësoj Gani Dreshajn, kandidatin nga Istogu i cili u tërhoq nga gara pak ditë më parë.

-Advertisement-

Shqipe Kastrati është zëvëndësuar nga kandidatja, Albana Kastrati.

Kandidati me numër rëndot 74, Rrahim Ajeti është zëvëndësuar me Amire Ajetin.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)pas pak do të marrë një vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera