Fokus

Ekskluzive: Ish-deputeti i LDK-së, Ilir Tasholli i bashkohet AAK-së, nesër zyrtarizohet kandidatura e tij për kryetar të Lipjanit

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 24 November 2023

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga qyteti i Lipjanit, Ilir Tasholli nesër do të aderojë në  partinë e Ramush Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga burime të sigurta për Infokus.

Këto burime i thanë Gazetës Infokus se adresimi i tij në këtë parti do të bëhet nesër (25 nëntor) ku edhe do të zyrtarizohet kandidatura e tij për kryetar të komunës së Lipjanit.

-Advertisement-

Ndryshe, Tasholli ishte pjesë e legjislaturës së parafundit në Kuvendin e Kosovës dhe ka qenë pjesë e komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera