Ekskluzive| Flet i infektuari nga Malisheva, tregon përse iku nga Emergjenca
Autori: Egzon Morina 20:01 | 08 April 2020
Emergjenca nuk bënte punë për të. Më mirë do të shërohej në shtëpi. Kështu tha me vete pacienti nga Malisheva të hënën dhe iku për në shtëpi nga Spitali i Prishtinës, ku e kishin dërguar pa vetëdijë pas aksidentit që i kishte ndodhur në vendin e punës.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën inFokus i infektuari me koronavirus, për të cilin u fol shumë një ditë më parë, tregon në detaje atë çfarë ndodhi një ditë më parë.
Qytetari nga Malisheva, emër i njohur për redaksinë, tregon se të hënën në mëngjes kishte udhëtuar për në Prishtinë, për të vazhduar punën në një kompani ndërtimi, pas një kohe të gjatë qëndrimi në rrethim.
“Ja kemi filluar të hënën me punu edhe dita e parë e punës ishte, edhe ndodhi rasti (aksident në vendin e punës) dhe shkova në emergjencë. Jam shku pa vetëdije pasi ndodhi ky rast”, tregon ai, i cili i frikësuar se mund të merrte ndonjë sëmundje nga pacientët e tjerë nuk priti as rezultatin e analizave në QKUK, shkruan gazeta inFokus.
“Kam ikur sepse kam pas shumë dhimtë në krah edhe vinin pancienta në gjendje shumë të rëndë e kështu ma mirë thash të shkoj në shpi mu shëru pa vedije që më del pozitiv analiza që e pata ba”, shpjegon ai për gazetën inFokus arsyen e largimit.
Edhe tani që bashkë me familjen janë izoluar, mendon se ka vepruar mirë.
“Arsyeja që jam larguar për mu sheru më shpejtë në shtëpi”.
Por, ende nuk e din prej nga u infektua, shkruan gazeta inFokus.
Ai mohon se ka udhëtuar çdo ditë nga Malisheva për në Prishtinë, siç u raportua.
“Jo nuk është aspak e vërtetë, dita jem e parë është dita e hane që kam udhtuar nga Malisheva në Prishtinë dhe ndodhi ky rast dhe tash jemi ngujuar në shtëpi”.
Para se të nisej për në punë nuk kishte vërejtur ndonjë simptomë që mund të ishte i prekur nga koronavirusi. As tani, thotë se nuk ka ndonjë ndryshim në gjendjen e tij shëndetësore përveq lëndimit në dorë.
“Jo apsolut, veç më kanë lajmëruar që kam dal pozitiv dhe as tash asnjë simptomë kam, nuk e ndi që jam i prekur nga koronavirusi”.
Pavarësisht kësaj, asnjë mjek ende nuk e ka vizituar në shtëpi përveç policisë, shkruan gazeta inFokus.
“Mjekët jo, dje kanë qenë policia dhe mi kanë marrur disa shenime dhe më kanë thënë që do vinë dho do ti kontrollojnë krejt familjarët”.
Ndërkaq, të hënën kur ai vendosi të linte shtëpinë për në punë, tregon se nuk kishte hasur në asnjë polic, pavarësisht se forcat e rendit do të duhej të siguronin që askush të mos hynë e mos dal nga komuna e Malishëvës.
“Nuk kemi takuar policë hiq atë ditë dhe kemi dalur nga Llozica për në Prishtinë”.
Para kësaj, ai tregon se kishte dal nga shtëpia por nuk beson të ketë takuar ndonjë person të infektuar me virus, shkruan gazeta inFokus.
“Unë në Malishevë jam dal dy herë edhe jam dal për sende familjare dhe nuk e besoj që jam takuar me ndonjë person që është i prekur me virus. Kam dal vetëm në market dhe në bankomat me tërheqë para dhe askund tjetër”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...