Lajme

EKSKLUZIVE: Federata e Futbollit e Kosovës shkarkon nga detyra Arianit Ahmetin

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 04 December 2019

Federata e Futbollit e Kosovës e ka shkarkuar Arianit Ahmetin, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus nga burimet e saja brenda FFK-së mëson ekskluzivisht se Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e mërkurë e ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin.

Ahmeti është shkarkuar pasi ditëve të fundit ka quar pluhur në federatë, duke kërkuar mbledhje të nënshkrimeve për ta shkarkuar kryetarin aktual, Agim Ademin.

-Advertisement-

Ai ka pranuar që do të kandidoj për kryetar të FFK-së, duke pretenduar se i ka mbi 41 nënshkrime, por që është mohuar nga zyrtarë të FFK-së të cilët kanë thënë se as 7 nënshkrime nuk i ka.

E gjithë kjo situatë e krijuar nga Ahmeti i ka kushtuar atij me humbjen e vendit të punës, pasi sot Komiteti Ekzekutiv ka vendosur ta shkarkojë nga pozita e zëvendëssekretarit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera