EKSKLUZIVE: David Domgjoni flet për eksperiencën e re te Luzerni, ka disa fjalë edhe për kombëtaren e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 23 September 2021
Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, David Domgjoni, gjatë afatit kalimtar veror u transferua nga klubi i Menemenspori te skuadra e Luzernit, shkruan Gazeta inFokus.
Futbollisti nga Prizreni kaloi te ekipi zviceran me parametra zero, pasi i kishte skaduar kontrata me klubin turk.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus, David Domgjoni, ka folur për eksperiencën e tij të re te Luzerni, ku është shprehur shumë i lumtur me ambientin mikpritës që i është bërë nga klubi i ri.
“Tek skuadra e Luzernit e kam gjetur një ambient të mirë dhe miqësor. Kam 2 muaj që kur jam transferuar këtu dhe çdo gjë po shkon mirë dhe në rrugën e duhur. Të gjithë në klub pa përjashtim më kanë pritur mjaft mirë, gjë e cila ka ndikuar që të ambientohem shumë shpejt me ekipin”, tha fillimisht Domgjoni.
Ai deri me tani ka luajtur vetëm 117 minuta në të gjitha garat me skuadrën e Luzernit, por beson se më kohë do t’i vije rasti për të pasur minutazhë më të madhe.
“E rëndësishme është që po stërvitem shumë mirë çdo ditë. Është fakt që nuk kam luajtur shumë, por kam shumë besim që koha ime do të vijë dhe e rëndësishme është që të jem gati”, deklaroi mbrojtësi shtatlartë për Gazetën inFokus.
David Domgjoni debutoi me kombëtaren e Kosovës në ndeshjet miqësore që ‘Dardanët’ i zhvilluan në Antalia të Turqisë kundër Guinesë dhe Gambisë.
24-vjeçari ishte pjesë edhe e grumbullimit të fundit të Kosovës, por nuk u paraqit në asnjërën prej tri ndeshjeve që i luajtën ‘Dardanët.
Pavarësisht kësaj Domgjoni është shprehur i gatshëm për të qenë gjithmonë në dispozicion sa herë që i nevojitet Kosovës.
“Të luash për Kosovën është një nder dhe krenari, pasi e përfaqëson vendin tënd, ka edhe një rëndësi të veçantë në rritjen e çdo futbollisti. Padyshim që edhe mua grumbullimet me kombëtaren më kanë ndihmuar shumë në të gjitha aspektet. Unë do të jem gjithmonë gati për Kosovën”, përfundoi Domgjoni.
Futbollisti nga Prizreni në të kaluarën ka luajtur në Kosovë te skuadra e Lirisë, ndërsa në Shqipëri ka qenë pjesë e Kastriotit, Tiranës edhe Laçit.
David Domgjoni ka nënshkruar kontratë me Luzernin deri më 30 qershor të vitit 2023./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...