Fokus

EKSKLUZIVE: Dardan Molliqaj shpalos detaje tjera për mos pjesëmarrjen në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 11 October 2024

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shprehur bindjen se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për disa arsye, shkruan Gazeta Infokus.

I ftuar në Podcast me Shkëlzen Dakaj, ai ka treguar të gjitha arsyjet pse kanë marrë një vendim të tillë.

“Ne kemi marrë një subjekt politik që nuk ka pasur ndonjë bazë elektorale, në politikë nuk është e rëndësishme vetëm pjesëmarrja por edhe fitorja, në rastin tonë konkret fitorja do të ishte po të ishim pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ne nuk kemi zgjedhur as rrugën e shkurtë e as të lakimit në politikë”, është shprehur Molliqaj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk është e parë e arsyshme të punojnë për diçka që qytetarët nuk do e votojnë.

“Në vend se me shpenzu energjinë tonë, të cilën populli nuk është i gatshëm me votu, atëherë ne atë energji kemi vendosë me shpenzu në aktivitete politike”, potencoi Molliqaj në Podcast me Shkëlzen Dakaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera