Sport

Ekskluzive: Challandes do të jetë trajneri i ri i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 02 March 2018

Kosova gjen më në fund pasuesin e Albert Bunjakit.

Ashtu siç e zbuloi edhe Supersport në momentin e hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve, do të jetë një zviceran trajneri i ri i Kosovës.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Bernard Challandes i cili ka zbarkuar në orët e fundit në aeroportin e Prishtinës siç mund ta shihni edhe në fotot që zotëron Supersport.

-Advertisement-

Në orët e ardhshme Challandes do t’u drejtohet zyrave të Federatës Kosovare të Futbollit dhe në praninë e presidentit Fadil Vokrri do të nënshkruajë, kontratën që do ta lidhë me përfaqësuesen e Kosovës për të paktën 2 vitet e ardhshme.

Challandes i cili ka drejtuar shumë klube të njohura në Zvicër, si Zurich, Young Boys apo Sion, në nivel kombëtaresh ka qenë trajneri i Armenisë në vitet 2014 dhe 2015 dhe u shkarkua nga detyra pas humbjes në Elbasan Arena me rezultatin 2-1 pikërisht ndaj Shqipërisë që në atë periudhë drejtohej nga Gianni De Biasi.

Merr fund kështu dilema se cili do të jetë trajneri i ri i Kosovës pasi tashmë të gjitha rrugët të çojnë te 66-vjeçari zviceran Bernard Challandes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera