Rozë

Ekskluzive: Burime të familjes Berisha tregojnë pse Nora e Roberti nuk ishin në ditëlindjen e djalit të Tunës dhe Patrisit

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 25 May 2018
Me datën 2 maj Tuna dhe Patrisi organizuan një festë të madhe me rastin e ditëlindjes së parë të djalit të tyre, Tianit.

Këtë festë të gjithë pritën që ta shohin edhe Norën e Robertin, bashkë me vajzën Renee, por ata nuk ishin pjesë e ditëlindjes.

Nëpër portale u shkruajt shumë rreth arsyjes pse ata nuk ishin në ditëlindje, bile Roberti disa herë deklaroi se nuk ishin në Kosovë me datë 2 maj, edhe pse ai po atë ditë publikoi fotografi në Instagram nga fitnesi në Prishtinë.

Por e vërteta duket se është shumë më e thellë se sa mendohet!

-Advertisement-

Burime të Lajmi.net shumë të afërta me familjen e tyre, marrin vesh se acarimi i Robertit dhe Norës vjen nga ftesa e Tunës që i kishte bërë Aronës, vajzës tjetër të Robertit, për të cilën ai ka folur shumë pak për të mos thënë fare, pasi ky fëmijë i Robertit është mohuar ndër vite nëpër media, shkruan Lajmi.net.

Arona tash e disa vite jeton në Londër me nënën e saj, ndërsa komunikimi me pjestarët tjerë të familjes Berisha pothuajse nuk ekziston.

Po të njejtat burime të Lajmi.net mësojnë se është Tuna ajo e cila prej se është pjesë e familjes Berisha e ka afruar gjithmonë Aronën në gjirin familjar, gjë e cila duket se nuk i ka pëlqyer aspak Robertit, e ndoshta edhe Norës,

Mosafrimi i saj familjar (Aronës), e aq më pak ai publik (pasi Tuna e ka ftuar në ditëlindjen e Tianit), duket se e ka acaruar shumë Robertin, pasi këngëtarja nga Shkupi e ka pranuar atë si kushurirën e djalit të saj Tianit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera