Lajme

EKSKLUZIVE- 6 kompania ndërkombëtare në garë për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 16 August 2018

Gjashtë kompani ndërkombëtare kanë aplikuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Siç merr vesh gazeta inFokus  në këto momente po shqyrtohen ofertat e kompanive që kanë aplikuar.

Afati për aplikim është mbyllur ditë më parë ndërsa ka qëndruar i hapur që nga muaji qershor.

-Advertisement-

Ditë më parë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka bëri të ditur se ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ do të filloj në pjesën e dytë të vitit 2019

“Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ do të fillojë, mes muajt të 3-të dhe të 6-të, të vitit që vjen. Pra procesi i ndërtimit do të fillojë në çerekun e dytë të vitit 2019”, ka thënë Lluka.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se termocentrali ‘Kosova A’ do të mbyllet ndërsa vetëm më blloqet e termocentralit ‘Kosova B’ nuk do të mund të plotësohen të gjitha kërkesat për energji elektrike andaj duhet vazhduar projekti i ndërtimit të ‘Kosovës së Re’.

Ndërsa lokacioni i përzgjedhur për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re është pranë TC Kosova B. Lokacioni është një fushë industriale që gjendet përafërsisht 1.5 kilometra në perëndim të Obiliqit dhe 9 kilometra në perëndim të Prishtinës./inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera