Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 19 February 2023
Ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se që prej shpalljes së Pavarësisë, Kosova ka pasur kryesisht trende pozitive sa i përket rritjes ekonomike. Ata thanë se më së shumti ekonominë e ka dëmtuar mungesa e stabilitetit politik.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se duhet kuptuar që periudha më e vështirë e një shteti apo shoqërie është tranzicioni dhe Kosova e ka paguar një çmim shumë të shtrenjtë këtë proces të tranzicionit.
“Pika më e dobët ka qenë, definitivisht, ajo që në vazhdimësi kemi pasur mungesë të stabilitetit politik”, ka thënë ai.
Gërxhaliu thekson se nuk mund të jetohet vetëm përmes remitencave, andaj kërkon fuqizim të sektorit privat.
“Kosova është pjesë e procesit evropian dhe global. Kriza e ka bërë të veten, qoftë pandemia Covid19, qoftë kriza ekonomike pas pandemisë Covid. Fakti që jemi duke i përjetuar edhe efektet e krizës mes Rusisë dhe Ukrainës janë indikatorë të cilët vërtet e kanë vështirësuar procesin ekonomik dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Nuk jetohet vetëm nga remitencat dhe nga aspekti i fuqizimit të sektorit privat duhet një partneritet dhe një dialog i mirëfilltë”.
Duke bërë një vlerësim të qeverisjes dyvjeçare të Kurtit, Gërxhaliu nuk sheh vend për vetëlavdërim.
“Përkundër asaj që flitet që kemi rritje ekonomike, që kemi rritje të buxhetit, rritje te të hyrave në dogana, në ATK, besoj që nuk vend për eufori dhe pompozitet për të arritura, sepse sfidat janë të shumta. Besoj ajo çka duhet të jetë prioritet i prioriteteve është një dialog i mirëfilltë dhe partneritetit publiko-privat”.
Ndërsa njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, tha se Kosova është përballur kryesisht me trende pozitive, por dhe negative, sa i përket rritjes ekonomike në këto 15 vjet prej pavarësimit. Dëmi më i madh, sipas tij, është bërë me privatizime. Ndërsa si të arritura ai veçon ndërtimin e autostradave për Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
“Ekonomia e Kosovës gjatë këtyre 15 viteve ka pasur historikun e vet, përfshirë dhe ngecje. Në disa periudha ka pasur trende pozitive, në disa periudha trende negative”.
“Dihet që për shkak të luftës është shkatërruar ekonomia e Kosovës; diku 600 ndërmarrje janë shkatërruar. Administrata e UNMIK-ut ka qenë disa vite, pastaj është bërë privatizimi. Ka pasur disa dobësi që janë bërë në privatizim, sidoqoftë rreth 90 për qind e ekonomisë së Kosovës është e privatizuar. Pas pavarësisë ka pasur disa projekte madhore si Rruga e Kombit, rruga me Maqedoninë e Veriut etj”, u shpreh ai, për EO.
“Janë bërë disa hapa pozitivë, por nuk është bërë mjaftueshëm. Për të qenë Kosova funksionale duhet që të forcohet ekonomikisht. Sepse sovraniteti ekonomik e forcon sovranitetin juridik”, shprehet Bellaqa.
Të tjera
-
Rama publikon një video interesante me Ismail Qemajlin: Urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar një video interesante në ...
-
2024-ta e regjistrimit: Për 13 vjet, Kosova me 100 mijë banorë më pak
5 prilli i vitit që po e lëmë pas, shënoi hapjen e një procesi që nuk kishte ...
-
Kḝrcënoi drejtorin e Spitalit të Gjakovës, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar personi që dyshohet se e ka kanosur drejtorin e Sp...
-
Për 12 muaj, afro 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba nga Policia
Në periudhën nga 1 janari deri më 23 dhjetor 2024, aksidentet fatale në Kosov...
-
Vetura shtypet e tëra në Istog, shoferi pëson vetaksident
Një shofer në Istog ka pësuar vetaksident të rëndë. Rasti ka ndodhur më ko...
-
Arrestohet pasi kishte shtënë me ạrmë zjạrri, i sekuestrohet pistoleta me 6 fishekë 17 gëzhoja
Një person është arrestuar të martën në fshatin Malësia e Re në Prizren pasi ...
-
Katër të vdẹkur në Gjermani mes fishẹkzjarreve të Vitit të Ri
Katër persona vdiqën në mbarë vendin mes festimeve në rrugët e Gjermanisë të ...
-
Policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren: Dy persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë
Policia ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në nj...
-
Jakup Krasniqi e Salih Mustafa festojnë ditëlindjen, edhe këtë herë në Hagë
Dy prej krerëve të UÇK-së, Salih Mustafa e Jakup Krasniqi, sot festojnë ditël...
-
Pamje nga momenti kur qytetarët e BeH-së u futën pa viza në territorin e Kosovës
Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e...
-
Nëna në Prishtinë raporton se vajza e saj e mitur është dhunuar nga dy persona
Një grua në Prishtinë ka raportuar se vajza e saj e mitur është dhunuar nga d...
-
BE: Politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën
Bashkimi Evropian (BE) e paralajmëroi të martën Kosovën se do të rrezikonte t...