“Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje rreth 3.7%”
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 14 June 2018
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sipas vlerësimeve preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2017, vlera nominale e BPV-së arriti në 6.3 miliardë euro. Në terma real, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej rreth 3.7 për qind. Në kuadër të kërkesës së brendshme, aktiviteti i përgjithshëm në vend u mbështet nga përforcimi i pozicionit të investimeve, përderisa sipas ASK-së, konsumi i përgjithshëm u karakterizua me rënie. Kontribut pozitiv në rritjen reale të BPV-së kishte edhe pozicioni i neto eksporteve, që rezultoi nga rritja e theksuar vjetore me të cilën u karakterizua komponenta e eksportit të mallrave dhe shërbimeve.
“Rritja e aktivitetit ekonomik është gjeneruar kryesisht nga rritja e investimeve prej 10.7 për qind (kryesisht rritjes së IHD-ve dhe kredive investive), si dhe rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve prej 23.8 për qind kundrejt rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve prej 5.5 për qind. Në vitin 2017, rritja e kërkesës së jashtme, si dhe rritja e çmimeve të metaleve në tregjet ndërkombëtare është përkthyer në rritje të vlerës së gjithsej eksporteve të vendit në vitin 2017”, ka njoftuar BQK-ja në raportin vjetor për vitin 2017,
Megjithatë, në të njëjtën periudhë, rritja e investimeve private është shoqëruar me rritje të vlerës së importeve të mallrave të ndërmjetme dhe mallrave kapitale.
“Konsumi është vlerësuar të ketë shënuar rënie vjetore prej 1.6 për qind. Sipas qasjes së prodhimit, aktiviteti ekonomik vlerësohet të jetë mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit, konkretisht, rritja e vlerës së shtuar nga sektori financiar (22.6 për qind), sektori i ndërtimit (12.4 për qind), dhe tregtisë (6.2 për qind). Ndërsa, rënie reale vlerësohet të jetë shënuar tek administrimi publik (1.6 për qind) dhe shërbimet tjera (18.4 për qind)”, thuhet në raportin e BQK-së.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...