Fun & Video

Eklipsi i Hënës, pas dy javësh ai i Diellit

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 08 Gusht 2017
Eklipsi i pjesshëm i Hënës u shfaq në qiejt e Shqipërisë mbrëmjen e së hënës, një spektakël i “nënës” natyrë.

Zhdukja e një pjesë të hënës, arsyeja pse quhet eklips i pjesshëm, ishte e mundur që të shihej nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Eklipsi i Hënës ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna pozicionohen në një vijë të drejtë dhe hija që planeti ynë hedh në hapësirë, bie mbi satelitin tonë të vetëm natyror, duke e mbuluar të tërin, ose si në këtë rast pjesërisht. Eklipsi hënor paraprihet ose pasohet nga eklipsi i Diellit me dy javë.

Këtë herë, eklipsi i Diellit vjen dy javë më pas, pikërisht më 21 gusht, kur hëna do të futet mes Tokës dhe Diellit duke bllokuar rrezet e këtij të fundit për pak minuta.

-Advertisement-

Në disa zona të SHBA, eklipsi do të jetë i plotë me errësirë totale në mes të ditës, ndërsa Europa do të shohë vetë një eklips të pjesshëm të diellit. 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy