Lajme

‘Ekip zbulimi’: Këlyshet çeçen të Putin zihen keq në pritë nga ukrainasit

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 13 March 2022

Gjatë ditës është raportuar për një grup çeçenesh me në krye prijësin e tyre, Ramazan Kadirov, janë futur në Ukrainë, por me gjasë nuk i ka zgjatur shumë qëndrimi i tyre në Ukrainë, pasi që është raportuar se janë zënë në pritë nga ukrainasit, transmeton Gazeta Metro.

Një ekip zbulimi çeçen është zënë në pritë nga ukrainasit sot, raportojnë mediat ukrainase.

Në pamjet më poshtë mund të shkoni pritën që i është bërë çeçenëve nga ushtria ukrainase.

-Advertisement-

Ndryshe, ishte njoftuar se Putin ka lëshuar skuadra vrasëse për të eliminuar presidentin ukrainas Zelensky dhe familjen e tij si caku numër një. Në këtë operacion janë edhe zyrtarë tjerë të lartë ukrainas. Ishte pretenduar se skuadra speciale çeçene ‘gjuetarësh’ janë lëshuar në Ukrainë për të vrarë apo zënë rob zyrtarë të larë ukrainas.

Çeçenët e Kadirov kanë hyrë në betejë prej të parëve në Ukrainë, por e pësuan keq bashkë me parashutistët rusë pas rezistencës së rreptë të ukrainasve që i dërrmuan avangardën ushtarake ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera