Lajme

Egzon Ibrahimi lanson ilahinë “Në kujtim të veprës së Ibrahim Devollit”

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 15 June 2024

Ilahisti kosovar me famë të madhe ndërkombëtare, Egzon Ibrahimi, ka lansuar sot projektin e tij më të ri të titulluar “Në kujtim të veprës së Ibrahim Devollit”.

Kjo ilahi është një testament madhështor për veprën e Ibrahim Devollit, njërit prej humanistëve më të mëdhenj të Pejës, fundshekullin e kaluar dhe fillimin e këtij shekulli.

Devolli njihet si njëri prej punëdhënësve më të ndershëm në Kosovë. Ai mbahet mend për trajtimin dhe respektin e pashoq dhe dinjitoz që ua bëri punëtorëve, klientëve dhe kolegëve të tij.

-Advertisement-

E pos kësaj, Peja dhe Kosova e njohin Ibrahim Devollin edhe si atdhetar dhe humanist të madh, i cili u ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë njerëzve në nevojë dhe atë jo vetëm në Dukagjin, por në gjithë vendin.

Po ashtu, Devolli ka qenë edhe besimtar i devotshëm dhe kjo ka ndikuar shumë në formimin e tij si biznesmen dhe filantrop. Për këtë, ai është inspiruar shumë edhe nga mësimet dhe ligjëratat e tre imamëve të njohur të Pejës, Muhamet Gashi, Muhamet Islami dhe Hafiz Sali Goga.

Filozofia e tij ka qenë që kulturën dhe edukatën që e ka praktikuar vetë në jetë, ta kalojë edhe te familja e djemtë e tij, të cilët kanë ndjekur rrugën e babait në biznes, e po ashtu edhe në humanizëm.

Sipas njohësve të zhanrit të ilahisë, projekti “Në kujtim të veprës së Ibrahim Devollit”, pritet të jetë njëri nga prodhimet më të ndjekura ngado që ka shqiptarë.

Një garanci për këtë, pos vetë veprës së Ibrahim Devollit, është edhe vetë autori i ilahisë Kreshnik Avdiu, si dhe ilahisti i mirënjohur Egzon Ibrahimi, i cili me këndimet e vetë të këtyre lloj këngëve, por edhe Kuranit, po depërton gjithnjë e më shumë ne skenën ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera