Rozë

Efekti Gjesti? Prime-i i BBVA thyen rekord shikueshmërie në YouTube, ia kalon episodit kur u shpall fitues Luiz Ejlli

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 17 January 2025

Puntata e fundit e së martës së Big Brother VIP Albania, ka thyer rekorde shikueshmëri në platformën YouTube.

Për tre ditë, ky episod i edicionit të katërt ka grumbulluar 2.9 milionë shikime në këtë platformë.

Kjo shifër tregon një interes të gjatë nga audienca për të përcjellë dinamikat e pafundme, analizat dhe diskutimet për banorët aty brenda.

-Advertisement-

Por, a mund t’i atribuohet kjo shikueshmëri Gjestit?

Zhvillimet, debatet dhe konfliktet që Gjesti i pati përgjatë javës me G-Banin e Jozin, e po ashtu reagimet e figurave të shumta që i dolën në përkrahje këngëtarit si dhe më pas vendimi i produksionit për Zarfin e Zi, mund të kenë ndikuar si para-zhvillim, për të ndikuar më pas edhe tek shifrat e larta të shikimit të prime-it.

Atë natë, Vëllai i Madh njoftoi se për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave gjatë javës, duke përfshirë dhunën verbale dhe sjelljet jo korrekte, nga tre banorë – Jozi, Amber dhe G Bani – do të shkonin në televotim.

Por kjo situatë mori një kthesë të papritur kur Amber vendosi të largohej nga shtëpia me vullnetin e saj. Ajo shpjegoi se nuk ndjehej më rehat në lojë pas ngjarjeve të fundit.

Si për krahasim, shifra prej 2.9 milionë e shikimeve që episodi i 14 janarit mori, është dukshëm më e lartë se episodi i finales së madhe të edicionit të dytë të BBVA-së, ku u shpall fitues Luiz Ejlli.

Iu deshën gati dy vjet që ky prime të grumbullonte 2.4 milionë shikime në YouTube.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera