Lajme

Efekti “Elvis Naçi”, “Mulla” Edi Rama e fillon ditën me thënie islame

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 02 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditëve të fundit, kur tërmeti goditi Shqipërinë, punët mirë nuk i pati edhe me media.

Kjo pasi disa herë i akuzoi ata për përhapjen e lajmeve të rreme panikut, shkruan gazeta inFokus.

Madje, dy prej tyre, drejtues të faqes “Jeta osh Qef”, edhe u arrestuan për këtë akuza.

-Advertisement-

Ndërsa, të hënën, ditën Edi Rama e nisi me një thënie islame, që duket se ia ka dedikuar mediave, shkruan gazeta inFokus.

“Ebu Hatim elBusti (vdekur 354h), All-llahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon.”, thuhet në një fotografi të cilën e ka postuar Rama në ora 6 e gjysmë të mëngjes të së hënës.

Kujtojmë se të dielën, Edi Rama ishte bashkë me hoxhën e humanistin e njohur shqiptar, Elvis Naçin në një debat lidhur me menaxhimin e fondeve dhe donacionevetë mbledhura për tërmetin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera