Lajme

EKSKLUZIVE: Zbulohet se çfarë iu tha Challandes futbollistëve të Kosovës pas ndeshjes me Suedinë

Autori: Erion Maliqaj 19:25 | 21 January 2020

Kombëtarja e Kosovës me 12 janar luajti një ndeshje miqësore me Suedinë.

‘Dardanët’ edhe pse patën paraqitje mjaftë të mirë, në fund u deshtë të pajtoheshin me humbje minimale 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë duel miqësor trajneri i Kosovës, Bernard Challandes kishte ftuar 13 futbollistë që luajnë në Superligën e Kosovës.

-Advertisement-

Shumica prej këtyre lojtarëve patën rastin që të paraqitën për herë të parë për Kombëtaren A të Kosovës.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta brenda kombëtares ka mësuar fjalët që u ka thënë Bernard Challandes futbollistëve pas ndeshjes në zhveshtore.

“Më ka pëlqye loja që e keni zhvilluar, por jo edhe rezultati i ndeshjes. Rastet që keni krijuar është dashur që ti konkretizoni. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin, intensitetin dhe gjithë atë që kemi bërë për këto ditë sa kemi qenë së bashku”, iu ka thënë Challandes futbollistëve kosovar.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e ardhshme e zhvillon me 26 mars ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera